Si festohet Bajrami i Madh; Gatimet që shoqërojnë drekën në familjet myslimane

04/06/2019 14:51

Xhamia e Xhurës është nga më të mëdhatë në kryeqytet. Në të vijnë besimtarë nga mbarë trevat shqiptare.

Pas faljes se Namazit, dita vazhdon me drekën familjare dhe mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.

Pranë Xhamisë së Xhurës është një furrë ku sot ka patur një punë të paparë, tava nga më të shumëllojshmet, dash me brirë, pulë me patate, kek, madje dhe numrat qe u vendosen tavave janë si dikur.

“Unë kam bërë gatime tradicionale. Është një ditë ku ndihemi të lehtë shpirtërisht. Unë agjërova dhe Namazin e fala me babin”, shprehen disa qytetarë.

Top Channel