Përmbaruesi ekzekuton gabim vendimin e Gjykatës. I kërkon qytetarit të mos e bëjë problem tek Fiksi, se ai merr vërejtje

03/06/2019 20:45

Përmbaruesi Pjetër Caka, ka ekzekutuar gabim një vendim gjykate, duke bërë që qytetari të sorollatet prej 7 vitesh dhe të mos marrë atë që i dha gjykata.

Z.Caka sot është drejtor i Përmbarimit Tiranë dhe i kërkon qytetarit denoncues që të mos merret me Fiksin, pasi ai do t’ja kompesojë atë që ka bërë. Ndërkohë, përmbaruesja e cila ka sot dosjen, i pohon qytetarit se të gjitha veprimet e përmbaruesit që janë bërë më parë janë të pavlefshme.

Fatos Bala ankohet në emisionin Fiks Fare se prej vitesh endet zyrave të shtetit dhe nuk po gjen zgjidhje, ai tregon se babai i tij ka dhënë një borxhë prej 8 milion lekë të vjetra me kontratë huaje dhe se personi që i ka marrë lekët nuk ja ktheu në bazë të kontratës ndaj u detruan ti drejtohen gjykatës, ku kjo e fundit doli me një titull ekzekutiv që në 2012. Titull i cili u depozitua në zyrën e Përmbarimit Durrës për tu ekzekutuar.

Sipas Z.Bala u ekzekutua vendimi, ku përmbaruesi vendosi që ti marrë një pronë debitorit, për të cilën kreditori mori edhe çertefikatën e pronësisë, por që më vonë doli se prona ka qenë me bashkëpronar, kjo ka bërë që veprimet përmbarimore të bëhen të pavlefshme. Ai thotë se dua vetëm të drejtën. “Po bëj 7 vite sorollatje dhe nuk gjej të drejtën ” thotë Fatosi.

Fiksi solli me zë dhe figurë biseda të qytetarit me përmbaruesen e cila ka aktualisht dosjen e cila thotë se të gjitha veprimet e përmbaruesit të mëparshëm janë të pavlefshme, dhe se e di të gjithë situatën.

Ndërkohë Z.Caka telefonon qytetarin dhe i kërkon që të tërhiqet nga fiksi pasi nuk do të zgjidhë gjë në këtë formë. “Nuk e di ça do zgjidhësh me Fiksin, eja ta zgjidhim bashkëm, unë do ta kompesoj pjesën time, sepse po dola tek fiksi unë marr vërejtje.

Përveç telefonatës fiksi solli me zë dhe figurë takimin e Pjetër Cakës me qytetarin. Ku i thuhej këtij të fundit se mundet me një kërkesë ti marrë përmbarimit Durrës 1 milion lekë dhe se 500 do ja jepte ai.

Përveç këtyre fakteve, gazetarët e fiksit ju drejtuan zyrës së përmbarimit Durrës ku drejtoresha e institucionit sapo ju prezantuan gazetarët u kyç në zyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA