“Po këta çne bashkë?”, Ami Toska kujton në ‘E diell’ fillimet e saj me Ermalin dhe zbulon detaje rreth raportit me të

02/06/2019 14:46

Amarda Toska e nisi rrugëtimin e saj në televizion në ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore e programit të humorit ‘Portokalli’ dhe në të njëjtin vend është rikthyer sot në emisionin ‘E diell’ në një intervistë ku ka folur për karrierën e saj dhe bashkëjetesën me Ermalin.

E pyetur nga Edi Manushi se çfarë ka për të thënë për të gjithë ata që patën dyshime tek marrëdhënia e saj dhe Ermalit duke thënë: “Po këta çne bashkë?”, Amarda tregoi se dhe ajo vetë ka dëgjuar shumë fjalë ngacmuese në fillimet e tyre, megjithatë koha e ka vërtetuar tashmë çdo gjë dhe i ka dhënë përgjigjen e duhur dhe personave të cilët fillimisht kanë qenë skeptik lidhur me raportin e tyre.

Përpos këtij momenti, Toska ka zbuluar dhe detaje rreth raportit të saj me Mamaqin duke treguar se ajo dhe Ermali kanë vendosur paktin që mos të debatojnë asnjëherë në sy të fëmijëve. “Çdo çift ka bashkëbisedimet e veta, ndoshta me pak tension për të bërë në shtëpi, por përpara fëmijëve këtë e kemi ligj.

Dhe kur ndonjërin e merr vrulli dhe fillon dhe flet pak me tonalitete ndryshe, ja bëjmë me shenjë njëri-tjetrit që janë fëmijët prezent”,- u shpreh Ami.

Gjatë intervistës, Amarda ka marrë një surprizë tepër të bukur nga stafi i ‘E diell’, të cilët ishin kujdesur ta emociononin duke i sjellë mbesën në studio, që siç ka pohuar dhe Ami e ka si vajzën e saj dhe është një nga dashuritë më të mëdha për të.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA