Gjatë intervistës së dhënë në programin ‘E diell’. Ami nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve pikante rreth marrëdhënies me Ermalin.

Duke e komplimentuar për linjat dhe pamjen e saj, ajo u pyet nëse ka menduar se në një fraksion sekondi Ermali dhe mund të zëvendësojë?.

E qeshur Ami ka pohuar se për aq kohë sa ajo nuk e ka zëvendësuar Ermalin, pasi në fillimet e saj ka pasur shumë nga ata që i thënë ç’ne që ishin bashkë, as ai nuk do ta zëvendësojë.

Kureshtja e pyetjeve vazhdoi dhe më tej për “Sindromën e Piter Panit” apo thënë ndryshe që Ermali është pak “i vogël” ndonjëherë dhe ajo vazhdon kujdeset për të. Për këtë pyetje Toska është përgjigjur duke thënë: “Po secili ka ne ka pak atë të voglin brenda vetes, gjatë gjithë jetës. Ermali e tregon më shumë seç duhet, por në fakt jashtë këtij ekrani që është me drita dhe vezullues, është më serioz seç duhet për të gjithë ata që e njohin”.

Një tjetër pyetje të cilës Ami nuk ka nguruar t’i përgjigjet ka qenë ajo nëse e tremb suksesit i Ermalit.

“Jo nuk më tremb, sepse ne jemi njohur në një ambient artistësh dhe kemi bërë shkolla artistike të dy dhe vazhdimësia jonë ka qenë me projekte artistike, përpos bizneseve që i kemi ndërtuar dhe projektuar së bashku. Nuk më tremb, por nuk them që nuk ka shqetësime, nuk them që nuk ka sfida dhe pengesa që duhen kaluar, por që ne preferojmë ti themi situata interesante për tu zgjidhur dhe nga të gjitha këto kemi vetëm një të mirë. Përfundimi është gjithmonë dhe më pozitiv, pra dhe nëse ka sfida në përfundim të saj një e mirë më e madhe do të vijë”,- ka vijuar të thotë Ami.
Kujtojmë se Amarda Toska është një nga figurat televizive e cila u formua si e tillë në ekranin e ‘Top Channel’, ndërsa më vonë ajo ka vazhduar me të tjera projekte si ‘Dancing with The Stars’ apo ‘Lufta e nuseve’.

Top Channel