14/12 17:32
Dëshirës së fëmijëve në “Shtëpinë e Foshnjës” në Durrës, për të luajtur me makinat dhe motorët e Policisë, i janë përgjigjur në festën e tyre efektivët e Policisë së Durrësit.
Drejtori i Policisë Durrës së bashku me efektivë të policisë kanë vizituar sot, Shtëpinë e Foshnjës në lagjen Nr. 14.
Drejtori i Policisë Alfred Çepe, uroi përzemërsisht fëmijët dhe u shpreh i gatshëm për tu ardhur në ndihmë në çdo kohë për çdo nevojë që kanë.
Punonjësit e Policisë kanë shpërndarë pako me dhurata për fëmijët e qendrës dhe më pas i kanë marrë për të parë nga afër makinat dhe motorët e Policisë.
Policia e Durrësit uron gjithë fëmijët gëzuar 1 Qershorin.
Top Channel