Ëndërroni të jeni në një drekë me George dhe Amal Clooney, pikërisht në vilën e tyre në liqenin e Comos?

Kjo është mundësia juaj! Aktori amerikan dhe bashkëshortja e tij kanë hapur një garë për të fituar një drekë në shtëpinë buzë bregut të liqenit, bashkë me çiftin më të famshëm të momentit.

Për të marrë pjesë, mjafton të bëni një donacion për Fondacionin “Clooney”, që merret me të drejtat e njeriut në botë.

Mund të hysh në garë edhe pa dhuruar parà, por George e ka shumë përzemër fondacionin e tij dhe nuk do të ishte shumë e këndshme të prezantoheshit pa dhënë një kontribut.

Sidoqoftë, banorët e disa vendeve, mes të cilëve edhe italianët, janë përjashtuar nga gara. Për të tjerët, bashkë me koktejin me bazë agrume dhe verë, është parashikuar edhe fluturimi me avion dhe hoteli me 4 yje.

Videoja e George, që të fton në shtëpinë e tij, është po ashtu bindëse. Takimi është për në mes të korrikut, ndaj mbajeni të lirë agjendën.

Top Channel