Wake Up/ Duetet më të bukura shqiptare të viteve ‘90 në “Albanian Pop Rock Duets”

31/05/2019 15:30

Pas sjelljes në kohë të muzikës së viteve ‘90-të me “Albanian Pop Rock 90’s” dhe repertorit të vajzave e grave, në “Albanian Pop Rock Ladies”, gazetarja Kozeta Kurti, vjen me një tjetër ide, pasi mbrëmjen e 2 qershorit (ditën e dielë) në orën 19: 30 do të mbahet koncerti “Albanian Pop Rock Duets” në Amfiteatrin e Tiranës.

Duetet më të mira të muzikës së lehtë shqiptare deri në fund të viteve ‘90-të, do të vijnë me orkestracione të reja. Repertor i zgjedhur nga Irma dhe Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka e Aurela Gaçe, Ledina Çelo e Sabri Fejzullahu, Fitnete Tuda, Parashqevi Simaku, Nertila Koka, Anita Bitri etj, do të interpretohen nga një gjeneratë më e re këngëtarësh, midis të cilëve Orgesa Zaimi,  Ana Kodra, Egzona Ademi, Mario Mançeli, Gerta Mahmutaj, Evi Reçi, Era Rusi, Mateus Frroku, Luiz Ejlli etj., Elegancë harqesh dhe forcë instrumentesh elektrike, bashkojnë në këtë ngjarje muzikore artistët e rinj përballë krijuesve të këtyre këngëve të arta të muzikës shqiptare, të cilët këtë herë, janë spektatorë të radhëve të para, duke ndjekur me emocion se si kënga e tyre mund të jetojë gjatë në kohë e të zërë vend në breza të rinj.

Top Channel