Piluri njihet si ballkoni i bregdetit. Një fshat i vogël, pjesë e Bashkisë së Himarës por rruga që duhet të përshkosh deri këtu nuk ndjehet pasi pamja që të shoqëron është fantastike.

Duket sikur malet, deti dhe qielli bashkohen në një pikë. Pikërisht, kjo është arsyeja pse fshati Pilur po tërheq dita-ditës e më shumë vëmendjen e turistëve.

“Ajo se çfarë na kanë thënë është e vërtetë, që njerëzit këtu janë miqësore dhe natyra është shumë e bukur. Kontakti me njerëzit ka shumë rëndësi dhe është ajo që çka na pëlqen më shumë”, rrëfen një i huaj

“Për mua është hera e dytë që vij në Shqipëri. Më pëlqeu shumë vitin që shkoi, saqë vullnetarisht solla një grup turistësh nga Belgjika, me qëllim që ata të mendojnë mënyrën e të ndryshuarit mendim për vendet që nuk i kanë vizituar kurrë”, shprehet një turist i mahnitur nga Piluri.

“Një nga pjesët më të bukura e turistëve kur vizitojnë Shqipërinë, është kjo, ecja në këmbë. Bashkohet me turet kulturore, bashkohet me vizitat muze dhe arkeologjike. Nëse në fillim nuk dinë asgjë për Shqipërinë, tani fiks pas vizitës në fshatin e Pilurit, opinioni ndryshon dhe ata thonë se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm”, thotë Viktor Avdiaj, që bën guidën.

Fshati është në kujdesin e te moshuarve,  punojnë pa u lodhur për vreshtat apo blegtoritë, edhe pse familjet me shumë pjesëtarë, fëmijët e tyre kanë emigruar.

“Piluri është ‘Ballkoni i Bregdetit’. Ka një klimë shuam të mirë dhe rruga u bë. Turistët do të vijnë më tepër”, thotë një çift piluriot. Ndërkohë që në fshat gjen edhe shtëpi pritëse për pushuesit, më në fokus traditën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA