Një Tiranë miqësore me fëmijët në horizont. Gil Penalosa: Danimarkës iu deshën 40 vite, ju doni shumë më pak!

31/05/2019 20:04

Themeluesi i “8 to 80 Cities”, Gil Penalosa, ishte i ftuari i Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, për të dhënë mendimin e tij rreth mënyrës se si Tirana mund të bëhet një qytet miqësor me fëmijët.

Penalosa konisderoi kryeqytetin danez, Copenhagen, si shembullin që duhet ndjekur nga qytetet miqësore, që kanë në fokus këmbësorët, çiklistët, komunitetin dhe lëvizjen publike.

Ai tregoi se në Copenhagen ka një numër të madh parqesh dhe pjesa më e madhe e banorëve përdorin biçikletat si mjete transporti, duke shmangur kështu ndotjen e mjedisit dhe trafikun.

Sipas tij, edhe Tirana ka shpresa që për një periudhë 4-8 vjeçare të konsiderohet plotësisht një qytet miqësor me fëmijët.

“Në Copenhagen u deshën 40 vite, ju mund ta bëni për 4-8 vite. Kjo mund të arrihet, nuk ka asnjë arsye pse Shqipëria apo Tirana të mos ia dalin”, theksoi ai.

Top Channel