Me 9 muaj burg është dënuar ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Por vendimi ndaj tij është pezulluar dhe konvertuar në 18 muaj shërbim prove.

50 vjeçari u dënua pas zbulimit të ONM-së, në të cilin Admir Thanza, rezultonte i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Prokuroria e Tiranës kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin e karrierës Admir Thanza, nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit.

Rezulton se në 1999, Thanza është dënuar, pasi në 18 qershor 1999 në San Gulian bashkë me persona të tjerë dyshohet të ketë vjedhur, por ky vendim nuk është deklaruar prej tij në formularët e dekriminalizimit.

“Nuk e kam falsifikuar formularin e dekriminalizimit, nuk kam fshehur asnjë denim. Nuk kam asnjë dënim penal nga Italia, por një sanksion të dhënë me marrëveshje për një vepër që s’e kam kryer”, ka deklaruar Thanza para trupit gjykues duke u kërkuar që të merret një vendim i drejtë pa u ndikuar nga vetingofobia. Sipas tij Prokuroria ka bërë pjesë të fashikullit hetimor edhe vendimin e KPK, i cili është administrativ dhe ndalohet t’i bashkëngjitej çështjes penale. “E servirën sikur kapën peshkun e madh. Por unë sa të kem frymë nuk do rresht se kërkuari të drejtën dhe drejtësinë”, tha ai para se Gjykata të jepte verdiktin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA