Kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje gjithë akuzave të bëra lidhur me shifrën rekord të dhënë për dy rrugë 30 km, me një shumë prej 260 milionë euro.
Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama i ka kthyer ditën e sotme përgjigje akuzave lidhur me ndërtimin e dy rrugëve, në kuadër të zhvillimit turistik në vend. Rama tha se këto janë dy projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë turistike
“Sot shpërtheu në rrugën e vijimit të përditshëm të deformimit të vërtetave lidhur me dy projekte të lajmëruara kohë më parë dhe tani i kanë ardhur parlamentit. Dy projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë turistike. Rrugët Balldren-Milot dhe Orikum-Dukat.
Rruga Milot-Balldren do jetë një rrugë ku nuk do të bashkëpunojnë automjetet me bagëtitë. Do jetë rrugë e standardit A europian. Do jetë një rrugë që nuk do të pengojë lëvizjen e banorëve por nuk do t’i lejojë ata të futen në aksin kryesor që do të thotë se do ketë dy rrugë të tjera anësore.
Akoma më e rëndësishme është se në atë shumë ka 13000 mijë euro për mirëmbajtje. Rruga që meriton një farë respekti është rruga e Kombit por edhe pse akoma nuk ka mbaruar kërkon para. Nuk është se garanton atë që ne e detyruam të bëjmë me vendosjen e pagesave për mirëmbajtjen e saj. Ndërsa kjo garanton mirëmbajtje për 13 vjet. Shteti paguan vit pas viti.
Nuk janë para që jepen menjëherë. Ne duam të bëjmë rrugë më standarde europiane. Deri dje ata që vinin nga Kosova për të shkuar në Shëngjin ose Velipojë shikonin goma që të thonin nga duhet të kalojë. Por ndërkohë është një zonë me një zhvillim ekonomik shumë të madh. Rruga Milot- Balldren ka dy tunele. Si mund t’i thuhet njerëzve e njëjta gjë në mënyrë të përsëritur. Nuk mbaj mend që kur kam shërbyer si ministër kulture, një punë që nuk është bërë shënjestër dhe tabelë qitje. Gjithmonë e njëjta gjë. Nga ana tjetër nuk gjej një punë që kanë bërë ata që meriton respekt të madh dhe pa kushte”, tha Rama.
Top Channel