Projekti i Unazës se Re në zonën e sheshit “Shqiponja”, do të ndryshojë duke prishur në këtë mënyrë projektin abuziv i kohës së Damian Gjiknurit që kishte një kosto 40 milionë euro për vetëm dy kilometra rrugë.
“Propozimi ynë shkon nga alternativa ku autostrada ngrihet në këmbë dhe në njëfarë mënyre krijon një urë artificiale midis Njësisë 7 dhe zonës së ‘Astirit’, ‘Kasharit’ apo Yzberishtit, në kalimin në nivel zero, çka për këmbësorët, bizneset dhe ata që duan të shfrytëzojnë hapësirat e trotuareve apo mini-sheshet që krijohen në çdo kryqëzim, të kemi mundësi që t’i shtojmë vlerë dhe jo të krijojmë një mur ndarës, që shërben vetëm për makinat si mjet lidhës, kurse për dy komunitetet shërben si mjet ndarës”, theksoi kreu i bashkisë.
Projekti i rishikuar sjell po ashtu korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik, si dhe përdoruesit e biçikletave.
Zgjitha tashme nga një zgjidhje mbi nivel, kalon tani në një zgjidhje nëntokë, duke ruajtur zgjidhjen me 3 nivele bazike. Por zgjidhja kryesore është zgjidhja nën nivel, e cila nuk është më një rreth-rrotullim, ashtu siç ishte më parë, por kemi një zgjidhje me semafor. Prurja e trafikut, e cila vjen nga drejtimi i Casa Italia-s, ka dy korsi të cilat janë nën nivel, korsitë në të djathtë. Ashtu si ka edhe tre korsi që futet në tunel
Projekti i rishikuar dhe futja e rreth-rrotullimit në thellësi do t’i japë gjithë zonës një shesh të mirëfilltë.
Top Channel