Operacioni ne veri, proteston komuniteti serb

29/05/2019 19:37

Bashkimi Evropian nuk ka treguar vlerësim konkret për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës, në rajonin e veriut. Zëdhënësja për Politikë të Jashtme, në BE, Maja Kocijançiç, ka thënë për Top Channel, se mbështet sundimin e ligjit duke përfshirë prezumimin e pafajësisë. Megjithatë, Kocijançiç shton se operacionet e tilla, duhet të përforcojnë dhe jo të dobësojnë përpjekjet e normalizimit.

Bashkimi Evropian nuk ka treguar vlerësim konkret për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës, në rajonin e veriut. Zëdhënësja për Politikë të Jashtme, në BE, Maja Kocijançiç, ka thënë për Top Channel, se mbështet sundimin e ligjit duke përfshirë prezurmimin e pafajësisë. Megjithatë, Kocijançiç shton se operacionet e tilla, duhet të përforcojnë dhe jo të dobësojnë përpjekjet e normalizimit.

“Operacionet e policisë duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit për të gjitha komunitetet. Operacioni policor në Mitrovicë, që synon individë të dyshuar, nga të gjithë rajoni dhe pjesën tjetër të Kosovës, pas urdhrave të gjykatës, duhet të bëhet në përputhje me ligjin dhe të komunikohen siç duhet. Ne jemi në kontakt me udhëheqjen në Prishtinë dhe Beograd dhe kemi bërë thirrje për përmbajtje të madhe”, shprehet Maja Kocijançiç, Zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE-së.

Kundër këtij operacioni është protestuar nga komuniteti serb, në sheshin e Jul Çezarit, në Mitrovicën Veriore.

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe fituesit e zgjedhjeve, në katër komunat veriore, të cilët shprehën bindjen, për bashkëpunim me Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç. Sipas tyre, banorët serb janë torturuar nga policia, dhe qëllimi i vetëm ishte frikësimi, për t’i larguar nga Kosova. Ndërsa kanë fajësuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për mos intervenim.

“Dje forcat e caktuara kanë përdorur dhunë duke dashur të përulin popullin serb në emër të drejtësisë. Kjo është turp për ata dhe bashkësinë ndërkombëtare, ku janë këtu liritë dhe të drejtat e barabarta. Si nuk i bie ndërmend askujt ta dënojë dhunën ndaj popullit serb. Unë i porosisë që nëse duan të pastrojnë le të fillojnë nga oborri i tyre”, ka thënë Rakiq.

“Kemi ftuar KFOR-in të reagojnë por nuk kanë reaguar. Bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk reagoi përveç që kërkoi qetësi nga të dyja palët. Përkundër kësaj jemi më të fortë se kurrë dhe të vendosur dhe nuk do të shkojmë askund. Rroftë Serbia”, ka thënë Vuloviç.

Protesta e komunitetit serb e mbajtur në ora 12, në Mitrovicën e Veriut, ka përfunduar pas gjysmë ore dhe ka kaluar pa asnjë incident, derisa janë vërejtur qytetarë pjesëmarrës të të gjitha komunave te veriut.

Top Channel