Patrullime me helikopter në Mitrovicë e Zubin Potok, KFOR-i stacionohet në Vushtrri (Foto)

28/05/2019 09:48

Operacioni policor i nisur mëngjesin e kësaj të marte vijon ende në Mitrovicën e Veriut, si pasojë e rezistencës që kanë hasur forcat e Policisë së Kosovës.

Polici i plagosur, nga Gjakova, ka një plagë plumbi në bel, por është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ai ka qenë duke hequr një barrikadë të vendosur nga serbët në Zubin Potok, në momentin që është shtënë me armë ndaj tij.

Deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë të policisë, qytetarë, si dhe janë konfiskuar sende të ndryshme, përfshi edhe armë, siç bën të ditur korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Alberta Hashani.

  Aksion në veri të Kosovës, plagoset një polic. Mes të arrestuarve, policë serbë

Ndërkohë, për shkak të situatës së nderë, forcat e KFOR-it janë stacionuar në Komunën e Vushtrisë, ndërsa disa automjete janë parë në qarkullim përgjatë autostradës Prishtinë-Mitrovicë.

Burime të Top Channel brenda institucioneve kanë treguar se aksioni ka për qëllim arrestimin e 30 qytetarëve dhe zyrtarëve policorë, që kanë bashkëpunuar për kontrabandimin e mallrave. Po ashtu është thënë se në aksion janë duke marrë pjesë 200 policë.

Megjithatë, ky aksion në Veri nuk ka të bëjë me zyrtarët doganorë, siç është thënë në një postim të kryeministrit Ramush Haradinaj. Të hënën, gjatë mbrëmjes, në një tjetër aksion të Doganës së Kosovës në Vermicë janë arrestuar 4 doganierë për bashkëpunim me kontrabanduesit, por ky aksion i Doganave nuk ka të bëjë me atë të policisë.

FOTO GALERI
2/6
Patrullime me helikopter ne hyrje te Mitrovices

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA