Autor: Arbër Ahmetaj

Ky roman i shkurtër, por i gjerë në kohë dhe i thellë në përmbajtje duhet të lexohet patjetër. Narracioni i autorit në këtë roman i ngjanë dukurisë së ortekut te borës: në nisje i ngadalshëm, e i vogël në përmasa, por duke u rrotulluar bëhet aq i madh sa rrëmben gjithçka gjen para.

Po a është ky një roman mbi historinë e luftërave në Kosovë qysh se e ka kurdisur Zoti këtë botë? Autori nuk ka shkruar një roman historik. Por ne të gjithë romanin ndjehet ekoja e luftës, e tensionit, e pasojave psikologjike mbi personazhet dhe shoqërinë. Duke iu shmangur rrëfimit të luftës, autori e sjell atë gjithsesi me gjithë peshën e dramës së saj. Per ta bërë të përballueshme këtë peshë për lexuesin, autori me shumë mjeshtëri e freskon romanin me linjën e nje dashurie të humbur apo “të vjedhur” nga një Kosovar.

Ai me vetëdije e zgjedh edhe emrin e të «dashurës», Doruntinë. Një emër që njihet mire në legjendat shqiptare, shumëkuptimësine e te cilave autori e shfrytëzon në të gjitha tekstet e tij letrare të deri tanishme.

Doruntina e përshkon romanin që nga lindja e asaj dashurie pasionante, të parealizuar e deri sa vdes, diku në Gjermani nga fundi i romanit. “Kësaj here – thotë autori në fund të librit- legjendës i ka vdekur personazhi i bukur, i ka vdekur vet Doruntina, rrjedhimisht legjenda është zhbërë, nuk është më legjende”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA