Pas qenit besnik Haçiko, një mace do të ketë bustin e saj në hekurudhë

27/05/2019 14:06

Në një mëngjes maj në stacionin e trenit Idakiso në Japoni, një kotele bardhë e zi nuk po arrinte të shikonte nga dielli dhe një nga punëtorët e stacionit për t’i ardhur në ndihmë i dhuroi kapelen e tij. Ky moment u fotografua dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Kotelja quhej Yontama dhe sot njihet si shpëtimtarja e linjës hekurudhore të Kishigaëa në Japoni pasi ajo arriti të shpëtonte nga falimentimi këtë linjë hekurudhe. Zyrtarët e kompanisë që ishin në prag falimenti e emëruan atë mjeshtre të stacionit.

Në portën e biletave ata bënë një vend të posaçëm për të dhe ajo u kthye në atraksion turistik. Sipas një studimi nga dr. Katsuhiro Miyamoto, profesor në Shkollën e Kontabilitetit të Universitetit Kansai, prania e Yontama-s në stacion vlerësohet të ketë tërhequr 55,000 udhëtarë më shumë se sa pritej. Macja i solli kompanisë  rreth  1.1 miliardë jen (7.85 milion euro) të ardhura në vit në ekonominë lokale. Zyrtarët e kësaj linje thonë se numri vjetor i udhëtarëve në Kishigaëa u rrit me gati 300,000 që nga 2006-ta. Macja Yontama fatkeqësisht ka ngordhur në vitin 2015, kur ajo ishte 16 vjeç dhe mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e saj.  Por fama e saj vazhdon të mbetet.

Edhe pse kanë kaluar 4 vite që nga koha kur ngordhi llogaria e saj në Tëitter ka më shumë se 80.000 ndjekës dhe është ende në rritje. Si shenjë mirënjohje disa nga linjat e trenave në Japoni kanë të dizenjuar figurën e Yontama-s. Së fundmi asaj do ti ngrihet një bust, njësoj si dikur qenit bensik Haçiko, në hyrje të hekurudhës.

Top Channel