Pak orë para iftarit qyteti i Prizrenit është thuajse i boshatisur.

Krejt çka bie në sy janë pak njerëz që bredhin rrugëve me tepsia e mindila në duar, e që kanë të njëjtin destinacion.

Pothuajse në secilën furrë të qytetit të vjetër historik, krijohen radhë pritjesh për marrjen e pitajkave të cilat përgatiten vetëm për muajin e Ramazanit.

Njëri nga furrtarët tregon se përgatitja e kësaj lloji të pitajkës që në Shqipëri njihet si pite, ndihmohet nga vetë klientët përmes përgatitjes së harxhit që i shtohet brumit.

Përkundër interesimit të madh për pitajka, kjo rregull e pashkruar nuk thyhet nga furrtarët.

Paralajmërimi për përfundimin e një dite agjërimi përveç thirrjes së ezanit bëhet edhe nga gjuajtja e fishekzjarrëve.

E qyteti merr pamje tjetër gjatë orëve të mbrëmjes.

Top Channel