Një grua që kishte me vete bizhuteri me një vlerë prej 4 milionë dollarësh, të destinuara për yllin britanik të muzikës Pop, Rita Ora, e cila do t’i vishte ato gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, bëri atë që nuk ia priste mendja askujt: i harroi ato në aeroplan sipas raportimeve të medieve të huaja.

Shoqëruesja, e cila ishte ngarkuar me detyrën për të transportuar bizhuteritë e huazuara nga një markë luksoze, i harroi ato në bagazhet e dorës në avionin e saj në Aeroportin e Nisës në Francë, pasi kishte mbërritur aty nga Londra, sipas agjencisë së lajmeve “AFP”.

Në momentin që ajo ishte kujtuar për ato, avioni ishte ngritur në fluturim për t’u kthyer në Aeroportin e Lutonit, në Londër.

“Dikujt që i kishte fluturuar mendja, për pak sa nuk humbi disa miliona dollarë”, thuhet të jetë shprehur me shaka një burim policor, teksa informoi se bizhuteritë ishin rikuperuar në Luton dhe më pas ishin dërguar sërish në Nisë, përmes Aeroportit “Heathrow” të Londrës.

Ylli britanik 28-vjeçar, lindur në Kosovë, u shfaq më tej në Kanë më 16 maj, teksa mbante një gjerdan të mrekullueshëm diamanti në qafë dhe me një fustan të bardhë bust.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA