Atleti bullgar mbërrin në Durrës. Derdh ujë nga Deti i Zi në detin Adriatik

23/05/2019 17:18

3 ditë vrap në territorin Shqiptar, për të përfunduar 1200 kilometrat e korridorit nr 8, që lidh Bullgarinë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Pasi zbriti Qafën e Thanës, kaloi Prrenjasin, Librazhdin dhe Elbasanin, mëngjesin e të hënës atleti bullgar Krassi Georgiev u prit në Bashkinë e Tiranës nga ambasadori i BE-së dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ku ky i fundit firmosi dokumentin përkrahës të investimeve për korridorin nr.8. Për të vijuar më tej në qytetin e Durrësit.

“Është hera ime e parë që jam në Shqipëri dhe më pëlqen shumë, njerëzit janë të dashur, miqësor. Kjo është edhe arsyeja pse kam ndërmarr këtë nismë, për të njohur fqinjët tanë. Kjo është dita e fundit dhe do ja dalim”, ka thënë atleti .

Megjithatë orët e fundit të vrapimit ishin edhe ato që ndiheshin më shumë. Lodhja e Krassit shquhej në gjendjen e tij shëndetësore. Për këtë ndalesat gjatë rrugës së Ndroqit ishin të nevojshme, si dhe për t’u njohur më tepër me vendin tonë.

“Ishte një eksperiencë e re për ne, krejt e panjohur pasi bashkëjetuam për 15 ditë me 5 persona të ndryshëm në këtë kampier. Të them të drejtën ishte një udhëtim i gjatë, por I bukur”, tha për Top Channel Nikolay Ivanov.

Maratona e 45 vjeçarit u mbyll në Durrës, me bashkimin e ujërave të Detit të zi me Detin Adriatik, si dhe dorëzimin e dokumentit të korridorit nr.8, ambasadorëve të Bullgarisë, për t’ia dhënë më pas delegacionit Europian në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA