Ish fituesi i “The Voice of Albania 5”, Tiri Gjoci po punon gjithnjë e më shumë për të qenë pranë publikut. Pikërisht me datë 8 maj, (rreth dy javë më parë), ai ka publikuar projektin e tij muzikor të titulluar “Zemër” e cila tashmë është bërë dhe pjesë e Top List në Top Channel.
Megjithatë menjëherë pas këtij projekti Tiri ka udhëtuar për në Israel, për të ndjekur më afër emocionet e forta të Eurovision, ku Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”.
Ai sëbashku me ekipin përfaqësues ka mbërritur në Tiranë vetëm dy ditë më parë. I ftuar në ” Wake Up” Tiri rrëfeu se kujt ia dedikon këngën e re ndërkohë që tregoi dhe shumë detaje rreth Eurovision. Ai tha se Shqipëria duhej të ishte vlerësuar më shumë, ndërkohë që në sondazhet online ajo gjithmonë doli e para .
Top Channel