600 palë këpucë në shtëpi! Blogerja shqiptare tregon takimin me dizajnerin e dashur të VIP-ave, Christian Louboutin

22/05/2019 19:13

Egreis Gjergjani ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur për jetën e saj si sipërmarrëse në ShBA, si edhe pasionin për koleksionimin e këpucëve.

E njohur si “mbretëresha e këpucëve”, blogerja shqiptare tregoi se tashmë ka arritur të koleksionojë rreth 600 palë këpucë, ku 185 prej tyre nuk ka patur mundësi t’i veshë asnjëherë.

Ajo cilësoi Louboutin-at si të preferuarat e saj, madje tregoi se ka patur fatin ta takojë dhe të bisedojë me dizajnerin e tyre, Christian Louboutin.

“Herën e parë që e takova Christian Louboutin në dyqanin e tij vitin e kaluar, në Los Angeles, më ra gjaku deri në fund”, tha Egreis duke qeshur.

Më tej, ajo vijoi të tregonte pak nga biseda me të, ku i kishte prezantuar veten dhe pasionin për këpucët.

“Ishte kënaqësi që e takova, sepse kemi të njëjtën ditëlindje, 7 Janar të dy bashkë. Edhe ditëlindja është njësoj”, përfundoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA