Tashmë është zyrtare, Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me skuadrën e Arsenalit për në Baku të Azerbajxhanit, për finalen e Europa League që do të luhet më 29 maj. Klubi londinez, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka deklaruar se sulmuesi armen, për arsye sigurie nuk do të jetë i pranishëm në këtë finale.

Përplasjet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, për shkak të luftës mbi rajonin Nagorno-Karabag, kanë bërë që klubi londinez të marrë vendimin për të lënë në Londër futbollistin Mkhitaryan, pasi sipas “topçinjve”, atij nuk i garantohet siguria në kryeqytetin azer.

Mkhitaryan është aktivizuar në 10 ndeshje të Europa League këtë sezon, e dha një kontribut të rëndësishëm që Arsenali të arrijë finalen e këtij turneu.

Mungesa e tij do të jetë një goditje e fortë për trajnerin Unai Emery, që besoi te ky sulmues gjatë të gjitha ndeshjeve me eliminim të drejtpërdrejtë të Europa League. Vet Mkhitaryan shprehu keqardhjen e tij për faktin që nuk do të jetë në finalen e kompeticionit, nëpërmjet një postimin në rrjetet sociale.

“Për shkak të situatës aktuale morëm vendimin e vështirë, që unë të mos udhëtoj me skuadrën për finalen e Europa League. Është një ndeshje që ne futbollistët nuk e luajmë shpesh dhe duhet ta pranoj që më dhemb shumë që do ta humbas. Gjithsesi do të mbështes me forcë skuadrën që të sjellë trofeun në shtëpi”, shkruante Mkhitaryan në postimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA