Festa e Manchester Cityt, Madonna “liron nga zinxhirët” Guardiolën

21/05/2019 14:48

Machester City shkroi historinë në futbollin anglez, pasi bëhet skuadra e parë që fiton të gjitha trofetë kombëtarë; Premier League, Fa Cup dhe Kupën e Ligës.

Ndaj, është më se e drejtë që skuadra të bëjë festime të çmendura.

Pasi bëri paradën e zakonshme në rrugët e qytetit të Manchesterit, skuadra e “Citizens” vijoi festimet e saj në forma të tjera, e në këtë pikë nuk bënte përjashtim trajneri Pep Guardiola.

Trajneri katalanas, rrallëherë e lëshon veten gjatë festimeve për sukseset e tij, por këtë radhë duket se nuk u përmbajt dot.

Në orët e fundit, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video, ku 48-vjeçari shfaqet krejtësisht i lirshëm teksa argëtohej duke kënduar e vallëzuar me lojtarët e tij, nën tingujt e këngës së famshme të Madonnës, “Like a Prayer”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA