Futbolli në Amerikën e Jugut u trondit nga një episod tragjik me vdekjen e një arbitri në fushën e lojës.

Në kampionatin bolivian u regjistrua ngjarja shokuese me Víctor Hugo Hurtado, një gjyqtar 32-vjecar që u nda nga jeta pas një infarkti të dyfishtë kardiak në një ndeshje të divizionit të parë.

Në përballjen mes Oriente Petrolero dhe Always Ready që po zhvillohej në një stadium të kryeqytetit, tifozët në La Paz u tronditën kur arbitri ra në tokë pa ndjenja pasi më parë kishte vuajtur probleme me frymëmarrjen. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve në fushë, tentativat për të rivënë në punë zemrën e gjyqtarit Hurtado rezultuan të pasuksesshme.

Shumëkush mendon tani se veç shëndetit të dobët të viktimës, ka luajtur një rol vendimtar edhe mungesa e oksigjenit në stadiumin më të lartë të botës, saktësisht 4150 metra mbi nivelin e detit. Në përballje të tilla në një lartësi kaq të madhe, skuadrave vizitore i kërkohet zbarkimi disa ditë përpara ndeshjeve për t’u përshtatur me mungesën e oksigjenit, diçka që me shumë gjasë i kushtoi edhe jetën arbitrit bolivian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA