Juventusi merr një tjetër goditje të fortë sa u përket pretendimeve për të sjellë në Torino Pep Guardiolën, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin.
Manchester City ka arritur akordin me trajnerin katalanas, për rinovimin e kontratës së tij edhe për 5 vite të tjera, e kjo ndodh vetëm pak ditë pasi vet Guardiola deklaroi qëndrimin te “Citizens”.
Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “The Sun”, sipas të cilit klubi kampion i Premier League është gati ta mbulojë në ar 48-vjeçarin, teksa i ka përgatitur një kontratë prej 115 milionë eurosh, që do të thotë se Guardiola do të përfitojë një pagë prej 22 milionë eurosh në sezon. Shifër kjo, 5 milionë euro më e lartë sesa paga aktuale e tij.
Egjitha kjo ndodh pikërisht në momentin kur për Manchester Cityn ekziston rreziku i përjashtimit nga Champions League sezonin e ardhshëm, nga UEFA. Por, duket se drejtuesit e kampionëve të Anglisë nuk janë shumë të shqetësuar për këtë fakt, përderisa vendosën të mbajnë Pep Guardiolën në pankinë.
Top Channel