Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok, sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se votimi po zhvillohet në rregull.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve” theksoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull”, ka shtuar ai. Në zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave janë kandidatët nga Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Komisioni ka akredituar 464 vëzhgues per procesin e votimit.

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar që zgjedhjet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme.

Kryetarët e komunave veriore: Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, në 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për importet nga Serbia.Më vonë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, caktoi datën 19 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA