Në fundin e një prej sezoneve më emocionues të futbollit kosovar, titulli në javën finale shkoi për Feronikelin.

Në përballjen direkte të vendasve me kërcënimin e vetëm që vinte nga Prishtina, Feronikeli u imponua 1-0 duke pushtuar fronin në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u karakterizua me shumë pak raste shënimi, pasi të dyja ekipet u treguan të kujdesshme. Episodi i parë i ndeshjes nuk ishte rast për gol, por një moment tensioni mes futbollistëve në fushën e lojës që u kalua me kartona.

Ndërkohë, rasti i artë para pushimit ishte ai i Hotit që nuk e shfrytëzoi dot gabimin e portierit Visar Bekaj.

Feronikelit i mjaftonte një barazim ndaj prishtinës falë dy pikëve avantazh, por bëri më mirë duke shënuar me Hoxhën. Krosimi i tij mashtroi të gjithë prapavijën duke përfunduar në rrjetën e kryeqytetasve, episod që vendosi dhe titullin.

Veç medaljeve dhe festës para tifozëve, Feronikeli tani do t’i japë kënaqësinë publikut me ndeshjet paraeliminatore në Ligën e Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA