Vllaznia e mbylli me fitore sezonin në Kategorinë e Parë. Shkodranët mposhtën Erzenin në ndeshjen e fundit të kampionatit, me rezultatin e ngushtë 1-0, duke u shpallur edhe kampione e grupit A të kësaj kategorie.

Ajo e zhvilluar në “Loro Boriçi” ishte një ndeshje që u vendos që në pjesën e parë, ku ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e 43-të nga Gurishta.

Për drejtuesit e klubit kuqeblu dhe për kapitenin Lika, ky trofe nuk ishte për t’u festuar, pasi Vllaznia duhet të jetë përherë pjesë e Kategorisë Superiore dhe jo në ligat inferiore, prandaj duhet punuar fort për të ardhmen.

Vllaznia do të luajë edhe një tjetër ndeshje të rëndësishme, tashmë përballë Bylisit, për të përcaktuar skuadrën kampione të Kategorisë së Parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA