Në aspektin sportiv, Reali i Madridit mbylli një sezon tërësisht zhgënjyes, megjithatë te “Los Blancos” ka ende arsye për të qenë të gëzuar.

Sipas një raporti të “Brand Finance”, Reali është klubi me markën më të vlefshme në botë.

Sipas këtij raporti, marka e madrilenëve ka një vlerë prej 1.4 miliardë paund, i ndjekur nga Manchester United me 1.2 miliardë paund e Barcelona në vendin e tretë me 1.1 miliardë paund.

Një tjetër raport gëzon gjithashtu Realin e Madridit, ai që ka të bëjë me “Santiago Bernabeu”-n, që rezulton të jetë stadiumi më i mirë në botë. Impianti mitik që do t’i nënshtrohet një ristrukturimi me kosto 500 milionë paund ka marrë 74.3 pikë.

Në vendin e dytë pozicionohet stadiumi i Borussias së Dortmundit, “Signal Iduna Park” me 72.3 pikë, ndërkohë që podiumin e plotëson një tjetër impiant gjerman, “Allianz Arena” i Bayern Munchen, që lë pas stadiume të tilla si “Tottenham Hotspurs Stadium”, “Old Trafford” i Manchester United dhe “Camp Nou” i Barcelonës.

Dhjetëshja e stadiumeve më të mira të botës plotësohet nga “Johan Cruyff Arena” i Ajaksit, “San Siro” i Interit dhe Milanit, si dhe impianti i Schalke 04.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA