Njollat e zeza të Tiranës; Rrugët e aksidenteve, por edhe aty ku kalimtarët s’kanë ku të kalojnë

18/05/2019 15:26

Në Tiranë ka disa pika rrugore, të cilat janë konsideruar njolla të zeza, për shkak se në to, shumë persona kanë mbetur të plagosur, të gjymtuar ose në rastin më të keq, kanë humbur jetën. I tillë është edhe segmenti rrugor, në hyrje të Kombinatit, pranë ish fabrikës së miellit. Ku kalimtarët do të duhej të kalonin në vijat e bardha, por ata refuzojnë duke kaluar mbi trafikndarëse.

E njëjta situatë problematike paraqitet edhe në pjesën rrugore të Unazës, që lidh “Zogun e Zi” me ish-Stacionin e Trenit, ku kalimtarët refuzojnë të kalojnë në vijat e bardha.

Por kjo mënyrë që kalimtarët kanë zgjedhur, për të kapërcyer rrugët, është kthyer në një shqetësim për drejtuesit e mjeteve.

“Ja e pe vet si kaluan. Është e rrezikshme të kalojnë kështu. Vështirëson qarkullimin”, thonë drejtuesit e automjeteve.

Krahas qytetarëve të ndërgjegjshëm, të vetmet raste që i detyrojnë kalimtarët e tjerë të kalojnë në vijat e bardha apo vendkalimet e këmbësorëve, janë barrierat metalike të vendosura në disa akse, në qytetin e Tiranës.

Top Channel