Lufta me SHBA-në, Teherani kërcënon: Vendet shumë më të vogla nuk duhet të përfshihen, përndryshe… Pas shpatullave të malit të Dajtit ngrihen një grup fshatrash jo vetëm të vjetër, por edhe me një toponim fort interesant e asnjëherë të zbërthyer plotësisht nga ekspertët e fushës.
Rrënoja shekullore, objekte te harruara, të dhëna të fjetura dhe një zbulim i rrallë në zonën më të lartë kanë shkundur arkeologët.
Sipër një kodre gjenden ca varre të vjetra, që kanë një gjatësi të jashtëzakonshme e të japin përshtypjen se në to pushojnë njerëzit prehistorik ose pellazgjik përrallor. Në gërmimet e tyre kanë gjetur kandile.
Perse për këtë zonë është folur kaq pak? Çfarë është ky zbulim i rastësishëm, unik në llojin e tij?
Sonte në 20:10 në Gjurmë Shqiptare të gazetarit Marin Mema zbulohen të fshehtat e një zone kaq afër dhe njëkohesisht kaq larg kryeqytetit. Çfarë fshihet vërtetë pas saj?
Top Channel