Sezoni impresionues që u kurorëzua me titullin kampion në Holandë por mbi të gjitha ecuria fantastike në Ligën e Kampionëve përtej çdo parashikimi, mblodhi mbështetësit e Ajax në një festë elektrizuese në Amsterdam.
Pasi e mbyllën sezonin me triumfin në Eredivisie dhe në Kupën e Holandës ndërsa në Champions League shkuan deri në gjysmëfinale, ku u eliminuan nga Tottenhami në një ndeshje dramatike, lojtarët e ekipit kryeqytetas iu dorëzuan entuziazmit të tifozëve.
Rreth 100 mijë tifozë të Ajaksit dolën në shesh për të festuar mbylljen e një sezoni fantastik, ndërsa lojtarët e Ajax kishin veshur të gjithë fanellën me numër 34, që simbolizonte 34 titujt kampion të gjigantëve të Holandës në Eredivisie.
Mesfushori De ligt, një prej futbollistëve më të vlerësuar të Ajax që do të largohet muajin tjetër, u kthye në rolin e një portieri, kur një tifoz guximtar, preferoi të lëshonte një kanaçe birrë drejt skenës, pikërisht në momentin kur ishte duke folur kryetarja e bashkisë, Femke Halsema.
Top Channel