Kur UEFA po shqyrtonte kandidaturat për finalen e Europa League për vitin 2019, të shumtë ishin zyrtarët më të lartë në Azerbajxhan që garantuan se aeroporti kryesor i vendit mund të menaxhonte mbi 10 mijë pasagjerë në orë.
Por, kur i gjithë qyteti i Bakusë është përfshirë në organizimin e finales së Europa League, raportohen probleme me transportin, facilitete, e madje edhe rrezik për terrorizëm.
Trajnerët më të njohur europianë, si Jurgen Klopp i Liverpoolit, apo Unai Emery që ka skuadrën e tij në finale, Arsenalin, kanë kritikuar më herët vendimin për të çuar ndeshjen në një vend kaq të izoluar.
Por, mungesa e fluturimeve të drejtpërdrejta me Britaninë e Madhe, që ka fluksin kryesor të tifozëve, bën që tifozët dhe zyrtarët të impenjohen në orë të tëra fluturimi dhe shpenzime shtesë.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme britanike ka udhëzuar tifozët e Chelseat dhe Arsenalit, dy ekipet finaliste, që të evitojnë grumbullimet masive për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste. Në raport përmendet niveli i ulët i krimit në Baku, por një rrezik potencial nga atentatet.
Si të mos mjaftonte kjo, mesfushori sulmues i Arsenalit, armeni Henrikh Mkhytarian do të mungojë për shkak të frikës për jetën e tij. Në bazën e vendimit është lufta dhe konflikti i vazhdueshëm mes vendlindjes së tij dhe Azerbajxhanit.
Top Channel