Patos/ Tentoi të vetëvritet, policia shpëton 35-vjeçarin
16/05/2019 10:21
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë arritur të nxjerrin nga banesa një 35-vjeçar nga Patosi, i cili kishte qëlluar veten dhe ishte mbyllur në shtëpi prej orëve të para të mëngjesit.
Policia njofton se ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Fier
Informacion paraprak
Në datën 16.05.2019, rreth orës 09:00, në Patos, shtetasi L.Xh, 35 vjeç,(i cili dyshohet se vuan nga sëmundja mendore) pasi ka mbyllur derën e banesës nga brenda, ka tentuar të vetvritet me një mjet prerës (thikë).
Falë ndërhyrjes së forcave të policisë dhe FNSH Fier u bë i mundur neutralizimi dhe shoqërimi i tij drejt Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel