24/05 15:52
“Jam shumë indiferent në atë që thuhet në media, jam shumë i qetë në ndërgjegjen time, e di sesi sillem e çfarë bëj dhe këto janë disa gjëra që më anashkalojnë në punën time, dhe i kaloj me një autoironi dhe një buzëqeshje sepse nuk mund të lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time”- u shpreh sot në Wake Up, drejtori i FK Partizani, Olsi Rama për akuzat politike që i bëhen herë pas herë në media.
Ai rrëfeu se çfarë e bashkon dhe e ndan me të vëllain Kryeministër dhe paktin që ka bërë me veten dhe me të.
Top Channel