24/05 15:52
Partizani u shpall kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh. Të kuqtë fitojnë kështu derbin e javës së 33-të në Superiore, me rezultatin 2-1 përballë Tiranës. Edhe pse duhen rreth 3 javë deri në përfundim, ekipi është shpallur matematikisht i pari në kampionat.
Heroi i ndeshjes ishte shkodrani Çinari, që me dopietën e tij vendosi takimin në minutën e 30 me një goditje nga rreth 30 metra. Kjo është një fitore historike për drejtuesit, lojtarët por edhe për të gjithë tifozët e ekipit të partizanit.
Top Channel