Këtë të mërkurë në Soiree me Jonida Shehun u njohëm me mjaft të huaj që kanë lënë vendet e tyre të origjinës is Rusi, Ukrainë, Spanjë apo Japoni dhe janë vendosur në vendin tonë.
Një prej tyre është edhe misionari i Kishës Katolike në qytetin e Kamzës, At Alvaro Ortiz Jimenez de Cisnero.
“Ne kemi një bashkësi tonën në qytetin e Kamzës dhe jemi këtu prej 7 muajsh. Më pëlqen këtu sepse unë jam një misionar shumë konkret sepse merrem me të rinj dhe fëmijët. Aty kemi edhe një grup që na ndihmon me aktivitete të ndryshme për fëmijët”, – u shpreh At Alvaro.
“Në Kamëz kemi shumë të varfër, kjo është e vërtetë dhe e ndryshme nga misioni im në Spanjë, ku punoja në qytete të mirëmbajtura. Por puna jonë është punën shpirtërore… sepse në Shqipëri ka nevojë për shumë priftërinj se ka shumë probleme”, – u shpreh misionari spanjoll.
Top Channel