Sa do të paguanit për të pasur Porschin më të vjetër në botë? Ekspertët e vlerësimit të makinave besojnë se  një shpirt entuziast me xhepat plot do të jepte mbi 20 milionë dollarë për  antikun e njohur Porsche ‘Type 64’.  Nëse kjo ndodh, do të ishte blerja më e shtrenjtë Porschit në historinë botërore.

Porschi antik  është planifikuar të dalë në ankand në RM Sotheby’s në gusht gjatë Javës së Automjeteve në Monterey të Kalifornisë. E projektuar për gara, makina sportive ‘Type 64’ në të vërtetë i paraprin krijimit të Porsche 356.

Aktualisht ai është në pronësi të Thomas Gruber nga Vjena, Austri. Inxhinierët dhe themeluesit e Porsche,  Ferdinand Porsche, Ferry Porsche, fillimisht dolën me idenë për llojin 64 në 1939, por e përfunduan projektin në vitin 1940, sipas Road and Track.

Karakteristikat e rrumbullakëta të automjetit pasqyrojnë popullaritetin e Volksëagen të së njëjtës epokë. Megjithatë Type 64 duhej të ndihmonte krijuesin e saj të fitonte një garë prej 1.500 kilometrash midis Berlinit dhe Romës në 1939.

Pushtimi i Polonisë nga Gjermania naziste në shtator të atij viti, bëri që gara të mos zhvillohej kurrë.

“Pa Tipin 64, nuk do të kishte asnjë Porsche 356, as 550, as 911,” tha eksperti i makinave të RM Sotheby Marcus Görig në një deklaratë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA