Vladimir Putin është yll i hokejit në akull, por rrëshqet dhe rrezikon të lëndohet

13/05/2019 12:59

Vladimir Putin mori pjesë në një konkurs prestigjioz të hokejit në akull, një nga sportet e tij të preferuar, duke garuar me ish-kampionët e mëdhenj të kësaj disipline. Në fund, ekipi i Putinit fitoi me rezultatin 14-7.

Sfida, siç raportohet edhe nga AdnKronos, u zhvillua mbrëmjen e së premtes së kaluar në Bolshoi Arena në Soçi. Vladimir Putin ka veshur fanellën e ekipit ‘Legjendat’, që përfshin yjet e mëdha të këtij sporti si dhe ministri aktual i mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ekipi kundërshtar, rreshtoi eksponentë politikë dhe ekonomistë rusë me përvojë.

Nw kwtw ndeshje Vladimir Putin ishte protagonist. Sipas Kremlinit, presidenti ka shënuar nëntë gola, edhe pse mediet ruse flasin për dhjetë gola dhe Washington Post ka numëruar tetë. Megjithatë, performanca e presidentit rus ishte padyshim i rëndësishme dhe në fund të sfidës, Vladimir Putin përshëndeti audiencën së bashku me atletët e tjerë.

Papritmas, Putini nuk ishte në dijeni të pranisë së një tapeti të kuq dhe ra në tokë, duke shqetësuar edhe shokët e tij. Në fund, megjithatë, presidenti rus u ngrit pa probleme, duke vazhduar të përshëndeste publikun.

 

Top Channel