Legjenda e “Hollywood”-it, Doris Day, filmat e së cilës e kanë bërë atë një nga yjet më të shndritshëm të të gjitha kohërave, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare.

Këngëtarja e shndërruar në aktore është shfaqur në filma si “Calamity Jane” e “Pillow Talk”, e pati madje edhe një hit në vitin 1956 me “Que Sera, Sera”.

Partneriteti në ekran me Rock Hudson ka qenë një nga më epikët në vitet 1950-’60. Në një deklaratë, fondacioni i kafshëve “Doris Day” tha se, ajo u nda nga jeta të hënën në shtëpinë e saj, në Carmel Valley të Kalifornisë.

Në deklaratë thuhej se Day ka qenë në gjendje të shkëlqyer fizike për moshën e saj, deri kohët e fundit, kur edhe u prek rëndë nga pneumonia. Ajo ishte e rrethuar nga disa miq të ngushtë në momentet e fundit.

Top Channel