Bëhet me dije nga Ministria e Mbrojtjes se ditën e mërkurë, në datën 15, në mesditë, në Aeroportin “Nënë Tereza”, pritet të mbërrijë me avion ushtarak trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në Letoni.

Tanushi u plagos më 6 maj, gjatë shpërthimit të një mine të paplasur ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Ai ishte pjesë e kontingjentit Shqiptar në misionin e NATO-s, “Enhanced Forward Presence”. Homazhet në nder të major Tanushit do të zhvillohen ditën e enjte, në datën 16.

Këtë të hënë në Letoni është zhvilluar një ceremoni në nder të major Tanushit në grup-batalionin e NATO-s, në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti Shqiptar.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA