Kur Genc Salihu mori pjesë në rolin kryesor të filmit “Martesa” në vitin 2017, buja që bëri në atë kohë vazhdon ta ketë jenohën edhe sot pas 2 vitesh.

Në film shtjellohet dashuria homoseksuale gjatë Luftës së Kosovës, nëpërmjet një trekëndëshi, dy djemve dhe një femre. Genc Salihu, ish-trajneri nga Kosova i “The Voice of Albania”, ka kaluar pesë vite të jetës së tij duke xhiruar këtë film, ku del në pah dashuria e burrit për burrin e duke përçuar mesazhin se kjo ndjenjë nuk njeh gjini.

Duke qenë se në jetën reale Genci është baba i një vajze nga martesa me regjisoren Kaltrina Krasniqi, i ftuar në “E Diell” ai e kujton kështu reagimin e bashkëshortes së tij për skenat e nxehta me partnerin e tij në film, Alban Ukaj.

“Kjo nuk është dhe aq interesante” u shpreh Genci. Bashkëshortja ime Kaltrina është regjisore, pra profesioniste dhe e ka parë si diçka të tillë edhe këtë skenë” kujton ai.

Salihu solli ndërmend dialogun me Kaltrinën dhe ai s`mund të ishte asgjë më shumë sesa epik!

Genci: E kam bërë mirë zemër?
Kaltrina: Po shumë mirë, bukur e ke bërë. A pate nevojë që të bëje shumë dubla?
Genci: Po vallaj i bëra nja 25 dubla.

Ne dhjetor të 2017-s, filmi “Martesa” mori 2 çmime në Estoni në festivalin “Tallinn Black Nights” ndërsa për Gencin, ky ka qenë një rol që i ka dhënë atij mundësinë për të përjetuar lirinë seksuale.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA