
Një reagim ka ardhur sot nga delegacioni i Bashkimit Evropian, ku u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.
Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut, ka shkruar në rrjetin social Twitter, delegacioni i Bashkimit Evropian.
Reagimi i plotë i delegacionit të BE-së në Tiranë:
“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë. Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.”
Top Channel