Bashkia e Tiranës vendos kosha të rinj në rrugët e kryeqytetit

10/05/2019 21:09

Punonjësit e Bashkisë kanë vendosur kosha të rinj dhe estetikë të mbeturinave në disa rrugë të kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetin Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se tashmë u plotësua kërkesa e qytetarëve për më shumë kosha mbeturinash, teksa i fton ata që të angazhohen sa më shumë për një Tiranë sa më të pastër.

“”Lali s’kemi kosha”, “lali s’kemi ku hedhim mbeturinat”, “lali duhet të ecim shumë për një kosh”.

Tani që koshat i vendosëm te rruga Reshit Petrela, Asim Vokshi, Don Bosko, Ana Komnea, Vëllezërit Manasterli, Kastriotët, sheshi Garibaldi, shkolla Dhora Leka, Naim Frashëri, Qemal Stafa dhe Isa Boletini, nuk ka më justifikime.

Tirana është më e pastër se kurrë, ama ende lipset ndihma e gjithësecilit prej nesh!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa poston edhe foto nga puna në terren.

Top Channel