Çmimi i Madh i Brazilit në Botërorin e Formula 1 duke nisur nga viti 2020 nuk do të zhvillohet në Sao Paulo, por në Rio De Janeiro. Ai që e konfirmoi këtë lajm është vetë presidenti i vendit, Jair Bolsonaro që do të thotë se pista e Interlagos ku janë zhvilluar garat e këtij kampionati deri tani do të braktiset përfundimisht.
‘Pista e re do të ndërtohet në harkun e 6-7 muajve nga nisja e punimeve, kështu që gara e Brazilit në Formula 1 do të mbahet në Rio De Janeiro-tha Bolsonaro-kjo do të sjellë një rritje të vendeve të punës, si dhe përfitime në sektorin e Turizmit’.
Mësohet se pista e re e Formula 1 do të ndërtohet në zonën Deodoro, në pjesën perëndimore të qytetit. Çmimi i madh i Brazilit është pjesë e Botërorit të Formula 1 që nga viti 1973. Të 36 garat janë mbajtur në pistën e Interlagos të Sao Paulos, ashtu sikurse do të ndodhë edhe për 2019.
projekti i ri do të përfshijë edhe hyrjen e Botërorit të MotoGP në vendin amerikan. ideja është që të krijohet një pistë si ajo e Barcelonës, Silverstone në Angli apo Austin në Texas të SHBA.
Top Channel