Tirana-Kukësi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë.

Bardheblutë fituan bindshëm 5-3 ndaj Luftëtarit, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një sfidë ku përveç pjesës së parë që përfundoi barazim 1-1, 45-minutëshi i dytë u dominua nga kryeqytetasit.

Daja, Cobbinah, Ngo’o dhe Sentamu dy herë, shënuan për Tiranën, ndërsa gjirokastritët gjetën dy golat e tyre me anë të Filit në fund të pjesës së parë dhe Oshafit e Dungës në pjesën e dytë.

Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Kukësi fitoi ndaj Skënderbeut edhe në Korçë, këtë herë me rezultatin 1-3, ndërsa kaluan në finale me rezultatin e përgjithshëm 1-5.

Verilindorët kaluan të parët në avantazh me anë të Reginaldos, ndërsa në fund të pjesës së parë dyfishuan shifrat, pas një autogoli të pafat të mbrojtësit Leonit Abazi.

Në pjesën e dytë korçarët u munduan të rihapin takimin, pas golit të shënuar nga Bregu, por të besuarit e Gjokës mbyllën llogaritë në minutën e 58’, pas golit të shënuar me anë të Valdet Ramës.

Shënohen kështu plot 12 gola në dy sfidat e kthimit gjysmëfinale, ku Tirana gjen finalen me rezultatin total të dy ndeshjeve, 5-3 dhe Kukësi me rezultatin total 5-1, ndërsa tashmë të dy ekipet do të diskutojnë trofeun në finalen e 2 Qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA