Kryetari i Bashkisë, mikpritet në Kinë, me këngë dhe vjersha në gjuhën shqipe

08/05/2019 21:44

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me popullin shqiptar, në rrjetet sociale, video të regjistruara në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit, në Kinë.

Në një video, një vajzë e vogël shfaqet duke recituar vargjet e Ismail Kadaresë, me poezinë “ ca pika shiu ranë mbi qelq”. Këtë video kryetari jonë i bashkisë e ka ndarë më ndjekësit e tij, në rrjetet sociale, duke shtuar gjithashtu se këtë muaj do të hapet në Tiranë, Muzeu Kadare.

 

View this post on Instagram

 

Ca pika shiu rane mbi qelq…ne Kine ?? Nje mikpritje unike ne Universitetin e Studimeve Nderkombetare te Pekinit me vargjet e Kadarese! E pabesueshme sa shume te rinj po mesojne shqip e me cfare poezish! ?? Muzeu Kadare hapet ne Tirane kete muaj! ?

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Një video tjetër që Veliaj, ka ndarë me ndjekësit, është një grup fëmijësh të cilët këndojnë vargjet e këngës së Alban Skënderaj, për t’i uruar mirëseardhjen kreut të bashkisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA