Pompeo nuk shkon në Berlin, do të takonte Merkelin/ Kosova një nga temat kryesore të bisedës

07/05/2019 15:39

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka anuluar papritur vizitën e tij në gjermani, vetëm pak orë para se ai të mbërrinte në Berlin, për shkak të atyre që një zëdhënës i quajti, çështje të rëndësishme.

“Fatkeqësisht, ne duhet të riplanifikojmë axhendën e Berlinit, për shkak të problemeve të rëndësishme”, tha zëdhënësja e departamentit të shtetit, Morgan Ortagus. Ajo shtoi se takimet e planifikuara me kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e jashtëm Heiko Maas, do të ricaktoheshin në një datë tjetër.

Pompeo mori pjesë në një takim të këshillit arktik në Finlandë. Ai pritej të udhëtonte drejt Londrës dhe Grinlandës në udhëtimin e tij në Evropë, por nuk u bë menjëherë e qartë se ku do të drejtohej ai pas Finlandës. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, maria Zakharova, tha ndërkohë se Rusia po përgatitej për një takim mes Pompeos dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, në qytetin resort në detin e zi, të Sochit, më 14 maj.

Ky do të ishte takimi i dytë në një javë mes Pompeos dhe Lavrovit, që mbajtën bisedime në këshillin e arktikut, më 6 maj. Në Gjermani, ndërkohë, Pompeo duhej të diskutonte për çështje të interesit të përbashkët, si Ukraina, Rusia, Kina e Siria, e madje edhe për konfliktin e hapur mes Kosovës dhe Serbisë, me kancelaren Merkel dhe ministrin Maas.

Top Channel