Nga Shkodra, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këmbënguli se edhe në bastionin e demokratëve banda e Bajrëve kërcënoi dhe vodhi vota me dhunë.

Por, për liderin demokrat nuk do të ketë më zgjedhje si ato të 2017-s dhe se Edi Rama i ka orët e numëruara.

Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për vendin, tha Basha.

“Rruga për një transformim të thellë politik dhe ekonomik vetëm sapo ka nisur. Gjysmën e rrugës e kemi bërë së bashku. I madh e i vogël në Shqipëri e di që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe kjo është fitorja e parë e bashkimit tonë popullor. Për herë të parë në këtë betejë, forcën për ta përcaktuar nuk e ka Safet Bajri me shokë, as Emiljano Shullazi, por fuqinë për të vendosur se si do të jenë 15 vitet e ardhshme e kanë shqiptarët e bashkuar”, deklaroi Basha.

Top Channel