Një studim i Gallup, i publikuar pak ditë më parë tregoi se Shqipëria është një ndër vendet më të stresuara në botë (me 55%), duke u renditur e katërta, në të njëjtin nivel me SHBA-të, Sirinë, Sri Lanka dhe Iranin.
Ky anketim lidhur me mirëqenien globale, përfshiu rreth 154.000 njerëz nga 145 vende, duke marrë në intervistim rreth 1000 shtetas për ҫdo vend. Vendi më i stresuar në botë rezultoi Greqia me 59 %. Pastaj në renditje vijnë Filipinet me 58 %, Tanzania me 57%. Po ashtu Qipro rezultoi me 51% dhe Italia me 48%. Më pak se gjysma e shqiptarëve thanë se kanë bërë ose kanë mësuar diçka interesante në ditën e fundit dhe rreth 50% kanë thënë se kanë pasur pesë ose më shumë gjëra negative gjatë 24 orëve të fundit. Shqiptarët u renditën gjithashtu si shumë emocionalë me pothuajse 60% të anketuarve.
Rreth 60% e shqiptarëve do të donin të emigronin më shumë sesa sirianët të cilët duan të rrinë në vendin edhe pse i shkatërruar. Këto statistika janë mjaft të habitshme për ekspertët e huaj për faktin se Shqipëria nuk është në luftë dhe konsiderohet një “vend i sigurt i origjinës” që shpreson të hapë negociatat e BE në qershor.
Sipas ekspertëve që janë marrë me këto të dhëna rezulton se arsyet kryesore që lidhen me stresin janë pakënaqësitë me pagat, siguria për jetën, mungesa e besimit në ekonomi, në politikë…etj.
Top Channel